Flash News

KRYESORE

Arrestohet shefi i policisë në Tiranë Dritan Xhindoli, i dënuar me 10 vite burg nga gjykata italiane

Arrestohet shefi i policisë në Tiranë Dritan Xhindoli, i

Është vënë në pranga oficeri i policisë së Tiranës Dritan Xhindoli. Xhindoli akuzohet nga autoritetet italiane për kryerjen e veprave penale si “vjedhje dhe falsifikim dokumentesh”. Ai është dënuar me 10 vite burg nga gjykata e Bolonjës, në Itali, por nga viti 2014 urdhëri për arrestimin e tij është mbajtur i fshehtë.  

SHKB ka nisur hetimet për zyrtarët të cilët kanë mbajtur të fshehtë urdhërin e arrestimit nga autoritetet italiane.

Xhindoli ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Policinë e Shtetit. Nga viti 2014-2015 ai ka qenë shef në Sektorin e Krimeve. Ndërsa së fundmi, specialist në drejtorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Xhindoli tashmë do të kryejë dënimin për kryerjen e veprave penale.

Të fundit