Flash News

KRYESORE

Arrestohet shoferi i autobusit Athinë-Vlorë, çfarë i gjeti policia pas kontrollit

Arrestohet shoferi i autobusit Athinë-Vlorë, çfarë i gjeti

Është vënë në pranga shoferi i autobusit të linjës Athinë-Vlorë.

Pas kontrollit në pjesën e brendshme të autobusit, policia i gjeti mallra që do të kalonin kontrabandë për të cilat paguhet akcizë.

“Gjatë kryerjes së kontrollit, në pjesën e brendshme të autobusit, në një vend të përshtatur në pjesën e kondicionerit dhe në pjesën e tualetit u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63 steka cigaresh, si dhe në bagazhin e mjetit u gjetën dy valixhe me konfeksione, të cilat do të futeshin kontrabandë në vendin tonë.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 40 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit”, njofton policia.

Të fundit