Flash News

KRYESORE

Arrestohet shqiptari në Itali, 600 mijë euro drogë të fshehura në dhomën e hotelit

Arrestohet shqiptari në Itali, 600 mijë euro drogë të

Policia në Itali ka arrestuar një shqiptar i cili u kap me një sasi droge në disa çanta. Arrestim i shqiptarit, u bë në qytetin e Mantovas në Itali për posedimin dhe shitje droge.

Sipas mediave në Itali, mësohet se efektivët kanë sekuestruar një sasi 96 kg marijuhanë në një hotel në Solferino, ku i riu jetonte prej disa muajsh. Droga ishte e ndarë në pako, ishte e fshehur në tre çanta dhe dy thasë të zinj. Droga vlerësohet se do të sillte 600 mijë euro nëse hidhej në treg.

Në makinën e të riut të parkuar në oborrin e hotelit u gjetën materiale që përdoren për paketimin e drogës.

Të fundit