Flash News

KRYESORE

Arrestohet shqiptari në Itali, kishte fshehur në dollap 11.5 kg kokainë

Arrestohet shqiptari në Itali, kishte fshehur në dollap 11.5 kg

Policia Italiane ka arrestuar ditën e sotme një shtetas shqiptar në Bolonja pasi i është gjetur 11.5 kg lëndë narkotike kokainë.

Sipas policisë Italiane shtetasi është Besiar Elezaj, 31 vjeç.

Pas jë kontrolli në shtëpinë e tij në rrugën “Don Giovani Fornasini” në zonën “Corticelle” u gjetën dhe sekuestruan 11.5 kg kokainë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në dollap dhe mësohet se ishte e cilësisë së pastër dhe vlera e saj, nëse do të tregtohej në tregun e pakicës mund të shkonte deri në disa mijë euro.

Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij në këtë veprimtari kriminale.   

Të fundit