Flash News

KRYESORE

Arrestohet shtetasi nga Shijaku, anëtar i "Kanun", pritet ekstradimi i tij drejt Italisë

Arrestohet shtetasi nga Shijaku, anëtar i "Kanun", pritet

Policia e Shtetit ka ndaluar dje në qytetin e Shijakut një shtetas i cili ishte shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Rudi Çallikun, 44 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës, i cili ishte dënuar nga drejtësia italiane me 5 vjet e 6 muaj burg.  Çalliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Venezia Itali me Vendimin Nr. 116/2002REG.Gl, datë 12.11.2004 e ka dënuar me 5 vjet,6 muaj dhe 15 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në neni 3.4,575 dhe ligjit Nr.75, datë 20.02.1958 të Kodit Penal talian. Maksimumi i dënimit ëahtë 24 vjet burg. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Sipas mediave italiane, ai është dënuar nga drejtësia italiane në gjyqin ndaj organizatës të njohur si “Kanun”. Mbi te rendojnë një sërë veprash të rënda penale në vendin fqinj, nga posedimi i paligjshëm i armëve deri tek vjedhja me pasoja të rënda; Nga shfrytëzimi i prostitucionit në trafik droge; nga vrasja e mbetur në tentativë deri tek krimet kundër pasurisë.  Ai ishte arrestuar edhe ne vitin 2014, pasi prej 11 vitesh ishte i kerkuar ne Apenine. 40-vjeçari u shpall “i kerkuar” nga zyra qendrore kombëtare Interpol Tirana më 26 qershor 2012.  Po sipas këtij burimi zyrtar, Interpol Roma ka njoftuar homologët shqiptarë se autoritetet gjyqësore të Gjenovës në Itali kanë lëshuar ndaj Çallikut urdhër arresti qysh më 18 mars 2002. 

Të fundit