Flash News

KRYESORE

Arrestohet terroristi i ISIS në Tiranë, kërkohej në Gjermani si anëtar i dyshuar i një celule të rrezikshme

Arrestohet terroristi i ISIS në Tiranë, kërkohej në Gjermani

Kapet me qëllim esktradimin në Gjermani një anëtar i dyshuar i një celule terroriste nga Taxhikistani në Shqipëri.

24-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kërkuar në Gjermani u arrestua nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në sajë të operacionit të koduar “Vizitori”.

“Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe më pas arrestimi, për qëllime ekstradimi, i shtetasit të huaj K. Z., 24 vjeç, nga Taxhikistani.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale "Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore për ekstradimin e këtij shtetas të huaj”, njofton policia.

Të fundit