Flash News

KRYESORE

I arrestoi babain në 2013, ish-drejtori i policisë komenton audio-përgjimet: Nxjerrin në pah lidhjet e Tahirit me Habilajn

Arjan Hoxha, nga Shoqata e Policëve në Lirim,  është shprehur për “Fax News” se audio-përgjimet për Habilajt tregojnë qartë lidhjen e ish-minsitrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe këtë grup kriminal. Sipas tij, gjithë bregdeti i vendit ishte i kontrolluar nga drejtorët e policisë që vendosi Tahiri  pasi erdhi në pushtet dhe kishin lidhje me krimin në vend. Hoxha theksoi më tej se këta titullarë policie më parë ishin shkarkuar nga policia e shtetit pasi kishin kryer vepra penale.

“Mënyra sesi ata operonin kjo ka qenë e organizuar. Nga këto përgjime del në pah lidhja që kishin me ish-ministrin e Brendshëm. Përveç makinës flitet edhe për dhuratat. Përgjimet kanë qenë në vazhdimësi. Nga hetimet që janë kryer do të dalin në pah edhe lidhjet e reja. Mund të kishin lidhje edhe me punonjës të Italisë. Jo vetëm  Sokol Bode por kanë qenë një mori drejtorësh dhe policësh të përshirë. Këta drejtues policie kanë qenë të larguar, proceduar, që kanë lidhje me krimin e ogranizuar dhe krime te rënda penale. Nga Tahiri iu dha detyra në kundërshtim të ligjit,  detyra kyçe dhe u vendos i gjithë bregdeti shqiptar në drejtim të tyre. Pasojat normalisht që do të ishin të tilla dhe ky është një ishull krejt i vogël me atë që ka ndodhur realisht në territorin shqiptar. As në 97 nuk ka ndodhur që i gjithë territori  vendit të mbulohet nga lënda narkotike.

Përsa i përket përgjimit flitet që nuk ka pranuar në këtë moment para, por i  kanë bërë edhe një dhuratë, një gjerdan.  Nuk ka sesi një polic ta zbatojë ligjin kur përballë ka makinën e ministrit”, u shpreh Arjan Hoxha.

Arjan Hoxha ka qenë shef i Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit dhe udhëhoqi operacionin “Risperdal” në vitin 2013, ku ra në pranga për kontrabandë ilaçesh, Bashkim Tahiri, babai i Saimir Tahirit. Ai u emërua drejtor teknik i burgjeve në maj të 2017-s pas marrëveshjes Rama-Basha, detyrë që e mbajti për disa muaj.

Mbrëmjen e djeshme, Politiko.al publikoi dy audio-përgjime të autoriteteve italiane, ku anëtarët e bandës Habilajve flisnin për lidhjet që kishin me ish-ministrin Tahiri.

Audio 1/Biseda e Habilajve me italianin: “…I kanë q*”* nënën në gropë, i kanë vjedh’ të gjitha votat”

Audio 2/ “…ai kushëriri jonë…Saimiri. Saimir Tahiri. Atë ia ka dhënë kushëririt në besim, nuk ia dha…”

Të fundit