Flash News

KRYESORE

"Arrestoni Berishën e Metën", Çani: Kam informacione që Llalla ka regjistruar bisedat me Lu e Vlahutin

"Arrestoni Berishën e Metën", Çani: Kam informacione

Gazetari Arjan Çani ka komentuar lajmet e përhapura në media se ambasadori Lu ka kërkuar arrestimin e Metës dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin ka kërkuar arrestimin e Berishës,

I ftuar në emisionin "360 Gradë" në Ora News thotë se ka zëra që thonë se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ka regjistruar bisedat me dy ambasadorët.

Ndoshta edhe Vlahutin mund ta mohojë siç e mohoi edhe Lu. Nga burime të mia të pa konfirmuara ende, thonë se Llalla mund t'i ketë regjistruar këto biseda. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këtu afera bëhet shumë më interesante se ç'mund ta imagjinojmë dot. Nëse do të na rezultojë që Llalla i ka regjistruar bisedat, këtu nuk do të jemi më në një inertësi politike, por do kemi diçka të re. Dalja e kësaj gjëje do kthjellonte mendjet e shumë shqiptarëve që mitizojnë ndërkombëtarët”, u shprehur Çani.

Të fundit