Flash News

KRYESORE

“Arrestoni dhe këtë grua”, deputeti-policisë: Kolegët tuaj do ju tregojnë ju që fshiheni pas maskave

Deputeti, njëherësh nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas shoqërimit të dhjetëra protestuesve, që morën pjesë dje në tubimin e opozitës në Tiranë.

Paloka  publikon një foto të një gruaje të moshuar, e cila në shenjë revolte gjuan me një shkop derën e kryeministrisë, ndërsa apelon policinë që shoqëroi protestuesit.

“Arrestoni dhe këtë grua të moshuar se e keni foton që po “dhunon” ...

Qelbësira , do mbani përgjegjësi personalisht dhe ju që fshiheni pas maskave, mos kujtoni se jeni fshehur. Kolegët tuaj do ju tregojnë. Pleh do bëheni bashkë me shefat dhe kryeplehun”, shkruan Paloka.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkroi dje në Facebook se zonja i ishte bashkuar protestës pasi i kishin prishur shtëpinë për të vjedhur miliona.

Të fundit