Flash News

KRYESORE

Arrihet marrëveshja, Italia me qeveri të re me Conten kryeministër

Arrihet marrëveshja, Italia me qeveri të re me Conten

Italia duket se po shkon më në fund drejt krijimit të një qeverie. ‘Lega Nord’ dhe ‘5 yjeve’, kanë arritur marrëveshjen mes dhe Giuseppe Conte është konfirmuar në postin e kryeministrit.

Ministria e Ekonomisë i është besuar Giovanni Tria, ajo e Punëve të Jashtme iu besua Moavero Milanesi dhe ajo e Mbrojtjes, Elisabetta Trenta. Ndërkohë, Paolo Savone i cili më herët ishte kandidatur për ministrinë e Ekonomisë do të mbajë postin e ministrit të Politikave të Komunitetit.

Ky konfigurim i ri pritet të marr edhe miratimin e Presidentit. Marrëveshja e sotme duket se evitoi skenarin që e çonte Italinë në zgjedhje të parakohshme.

Të fundit