Flash News

KRYESORE

Arrihet qeveria tranzitore me mosbindje civile dhe protesta paralele me seancën? Haxhinasto: Vullneti i qytetarëve është mbi të gjitha

Arrihet qeveria tranzitore me mosbindje civile dhe protesta paralele me

Edmond Haxhinasto nga radhët e LSI deklaron se qeveria tranzitore është objektivi i protestave të fundit të qytetarëve, të mbështetura edhe nga opozita e bashkuar.

I ftuar në emisionin 'Opinion' në 'News24', Haxhinasto tha se vullneti i qytetarëve është mbi të gjitha dhe se zgjedhje të lira e të ndershme pritet të ketë vetëm përmes një qeverie tranzitore.

"Vullneti i qytetarëve është mbi të gjitha dhe protestat e fundit kanë treguar se pakënaqësia e qytetarëve është në rritje. Pjesëmarrja e madhe në dy protestat e fundit tregon se ka një tharmë të fermentuar dhe është koha për të thënën mjaft ndaj keqqeverisjes, kjo nuk është rruga që duan shqiptarët. Do ketë efektin e vet që ne të kemi një qeveri tranzitore që të ketë mundësinë të organizojë zgjedhje të lira.

Ky është objektivi, por jemi të bindur se një qeveri tranzitore e pa kapur nga krimi dhe interesat klienteliste mund ta sjellë mundësinë për zgjedhje të lira", u shpreh Haxhinasto.

Të fundit