Flash News

KRYESORE

Arrin në 21 mijë numri i viktimave nga virusi Covid-19 në nivel global, Spanja më shumë vdekje se Kina

Arrin në 21 mijë numri i viktimave nga virusi Covid-19 në nivel

Gati një e treta e popullsisë së botës po jeton nën kufizimet e lëvizjes për shkak të virusit Covid-19.

Sipas CNN, më shumë se 471,000 njerëz janë infektuar nga virusi dhe mbi 21,000 kanë vdekur, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.

Aktualisht, Italia renditet i pari vend më i goditur, ndërsa tashmë edhe Spanja ka regjistruar më shumë vdekje sesa Kina, e cila prej disa ditësh nuk ka shënuar asnjë rast të prekur, veç rasteve të importuara.

Nga ana tjetër, në SH.B.A. senati votoi një paketë ndihme ekonomike prej $ 2 trilionë dollarë. Rastet në SHBA kanë arritur në 65,000, me mbi 930 vdekje. Neë York është epiqendra e shpërthimit të virusit.

 

Të fundit