Flash News

KRYESORE

Arriti marrëveshjen me Maqedoninë, propozimi për Aleksis Tsipras: T’i jepet çmimi i Nobelit për Paqen

Arriti marrëveshjen me Maqedoninë, propozimi për Aleksis Tsipras:

Revista prestigjioze ‘Foreign Policy’ ka publikuar një artikull të autorit Edëard P. Joseph me titull: “Aleksis Tsipras meriton çmimin Nobel i Paqes”

Sipas autorit, kryeministri grek së bashku me homologun e tij maqedonas, kanë krijuar një model se si mund të zgjidhen në të gjithë botën konfliktet për çështje identitare.

“Dy liderët që meritojnë çmimin Nobel të Pqaes nuk u takuan në Singapor. Në vend të kësaj, ata do të takohen të dielën në brigjet e një liqeni të pastër që kufizohet me Greqinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Kryeministrat, Aleksis Tsipras i Greqisë dhe Zoran Zaev i Maqedonisë – shtet që do të njihet zyrtarisht si Maqedonia e Veriut – do të nënshkruajnë një marrëveshje për të zgjidhur konfliktet e hidhura të dhjetëvjeçarëve mbi emrin e Maqedonisë”, shkruan Joseph.

Autori e sheh vlerësimin e dy kryeministrave me çmimin Nobel, si një shpërblim për punën e bërë, por edhe një mbështetje për ta, në një kohë kur u duhet të përballen me kundërshtitë e opozitave në vendet e tyre dhe ndërhyrjes së vazhdueshme të Rusisë.

Të fundit