Flash News

KRYESORE

“Arroganca e pushtetit zhduk kulturën me përmbytje e beton”, deputeti demokrat: Ky makth s’do zgjasë shumë

“Arroganca e pushtetit zhduk kulturën me përmbytje e

Deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj ka reaguar për ngjarjet e fundit që po ndodhin me kulturën në Shqipëri; për përmbytjen e bibliotekës dhe çështen e teatrit.

Shehaj shprehet në Facebook se është arrogance dhe lakmia e pushtetit që zhduk kulturën. Megjithatë, ai shton se, “ky makth nuk do të zgjasë edhe shumë dhe se këtë vend do ta bëjnë ata që e duan”.

Reagimi i Agron Shehajt:

“Të dashur miq,

Biblioteka Kombëtare e Shtetit Shqiptar ka shpallur emergjencën për dy orë stuhi, sepse librat, kjo pasuri e rrallë, janë lënë në mëshirë të fatit! Biblioteka mbushet me ujin që sheshi i çmimeve ndërkombëtare nuk di të mbajë, dhe ja rezultati!

Arroganca dhe lakmia e pushtetit e zhduk kulturën, e përmbytur nën ujë ose e mbulon me beton, si në rastin e Teatrit.

Për këto individë, rëndësi ka që të fitojnë sa më shumë. Populli nuk duhet të gëzojë dije, informacion dhe pavarësi në mendim.

Ky makth nuk do të zgjasë edhe shumë. Këtë vend do ta bëjnë ata që e duan.

Të fundit