Flash News

KRYESORE

ARRSH: Devijohet trafiku i automjeteve në aksin Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë; Njoftim edhe për automjetet e parkuara përgjatë rrugës

ARRSH: Devijohet trafiku i automjeteve në aksin

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotme devijohet trafiku në  rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë.

Shkak për devijimin e automjeteve janë bërë punimet përgjatë rrugës.

Njoftimi:

Prej datës 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4), si shkak i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut, do të zhvendoset në qytet.

Kalimi i i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

Me këtë rast ju njoftojmë se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmang qëndrimin, në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor!

Të fundit