Flash News

KRYESORE

ARRSH dhe policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë kur udhëtoni në aksin Tiranë-Durrës dhe anasjelltas

ARRSH dhe policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë kur

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar se si pasojë e reshjeve intensive të shiut është dëmtuar segmenti rrugor Maminas-Sukth. ARRSH dhe Policisë Rrugore i bëjnë bërë apel drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë gjatë orëve të natës së sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës dhe anasjelltas që të të reduktojnë shpejtësinë.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore tërheqin vëmendjen e drejtuesve te mjeteve qe udhëtojnë gjate orëve te natës se sotme nga Tirana ne Durrës dhe Durrës-Tirane, në segmentin Maminas-Sukth të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes.

Reshjet intensive të shiut dhe dëmtimet qe ka pësuar shtresa asfaltike e këtij segmenti shtojnë rrezikun ndaj duhet që drejtuesit e mjeteve te tregojne kujdes dhe te lëvizin me shpejtësi te kufizuar.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën ne ketë aks për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve te mjeteve. Ndërkaq, ARRSH po merr masat për ndërhyrjen sa me te shpejte nga kompania e mirëmbajtjes.

Të fundit