Flash News

KRYESORE

Arsenali ka një super sulmues, nis beteja Itali-Brazil për të

Arsenali ka një super sulmues, nis beteja Itali-Brazil për të

Arsenali këtë sezon ka treguar se ka një tjetër lojtar të madh nga të rinjtë në skuadër dhe ai quhet Gabriel Martinelli. Sulmuesi i ka bindur të gjithë me aftësitë dhe klasin e tij, aq sa ka nisur një luftë për të mes federatës italiane dhe asaj braziliane.

Martinelli ka një gjë që e lidh me Italinë dhe kjo është pasaporta italiane e të atit, por ka lindur në Brazil dhe është rritur atje. Ai është vetëm 18 vjeç dhe ka mundësinë të luajë që tani për të dyja kombëtaret, por duhet të zgjedhë një.

Nuk është hera e parë që futbollistët duhet të bëjnë zgjedhje për kombëtaret. Ne shqiptarët i dimë mirë këto situata, sidomos me lojtarët nga Kosova, të cilët pas emigrimit në Zvicër apo Belgjikë kanë zgjedhur një kombëtare tjetër.

Të fundit