Flash News

KRYESORE

Arsene Wenger lajmëron kthimin në janar, mund të marrë drejtimin e Realit

Arsene Wenger lajmëron kthimin në janar, mund të marrë

Pas largimit të tij nga Arsenali, Arsene Wenger ka qëndruar në heshtje por së fundmi ai ka vendosur të rikthehet për të drejtuar një skuadër.

Sipas “Sky Sport”, tekniku francez do të marrë drejtimin e një ekipi pas vitit të ri dhe ai është shprehur se këtë herë nuk do të drejtojë një skuadër angleze.

“Gjëja më e mirë për mua është se nuk duhet të marrë në menaxhim një klub anglez, sepse kam kaluar shumë vite në atë kampionat. Në këtë moment nuk mund të them se ku jam duke shkuar, sepse realisht unë nuk e di se ku do të shkoj. Nuk e di se cila do të jetë skuadra, e di që do të jetë diku, por jo realisht se ku”.

Megjithatë, thashethemet e kohëve të fundit tregojnë se pas shkarkimit të Lopeteguit, ai mund të marrë pankinën e Realit të Madridit, i cili po drejtohet përkohësisht nga Santiago Solari.

Të fundit