Flash News

KRYESORE

“Arsimi drejt humnerës”, Taulant Muka publikon letrën e mësuesit: Ministrja e re ka sjellë kaos në sistemin parauniversitar

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka ka publikuar letrën e një mësuesi, i cili shpreh mjaft rezerva për sistemin parauniversitar në vend.

Sipas mësuesit, nismat për ndryshimin e kurrikulave mësimore janë absurde dhe se po e çojnë arsimin drejt një humnere.

Postimi i Mukës:

Ministrja e re e Arsimit ka sjelle kaos ne sistemin parauniversitar, por behet pergjegjese tashme edhe per arsimin e larte! Poshte gjeni letren e nje mesuesi mbi situaten ne sistemin parauniversitar!

"I nderuar, z. Muka!

Ju kam ndjekur ne media dhe rrjete sociale dhe doja t'ju pergezoja per mbeshtjen qe u jepni kauzave studentore dhe sinqeritetin me te cilin keni shprehur mosmiratimin e politikave arsimore ne Shqiperi. Une jam mesuese, me eksperience 12 vjeçare. Gjate ketyre viteve kam pare te ndryshoje 4 here kurrikula, te ndryshoje sistemi i hartimit dhe perzgjedhjes se teksteve vazhdimisht, te eksperimentohet me metodat e vleresimit, me metodat e mesimdhenies etj. Nga te gjitha nismat, te te cilat jam munduar te jap me te miren time ne perditshmeri, keto vendimet e dy viteve te fundit jane padyshim me çorientueset dhe demotivueset. Ne hyjme ne klase pa regjister, shkruajme temen mbi pese here gjate nje ore mesimore, vleresojme ne fletore(qe kushdo i manipulon si te doje), plotesojme pafund shkresa dhe i ngarkojme nxenesit çdo fund periudhe me stresin e provimeve(te cilat mund te jene edhe te perditshme). E fundit nisme na detyron t'i zevendesojme notat me simbole, me arsyetimin se nxenesi nuk duhet te ndihet nen presionin e notes(ama ne fund te periudhes ai do te marre me vete ne shtepi nota). Perpos ketyre absurdeve qe po e çojne arsimin ne kete vend drejt nje humnere, me shqeteson fakti qe ska nje organizim apo qofte edhe reagim nga Sindikata e Mesuesve(me besimin se nje e tille ekziston)!

Te me ndjeni, por ju, si person publik dhe me guximin qe do duhej te kishte cilido nga ne, do ishte me vend te organizonit nje nisme kunder ketyre vendimeve qe po e shnderrojne mesuesin ne robot qe punon per shkresa dhe jo per rezultate reale! Ndoshta, guxova, me shume se duhet! Te me ndjeni, nese e kam tepruar, por besoj qe dikush duhet te reagoje, e qe te reagojme te gjithe(besoj nen ze shume mesues mendojne si une) duhet nje iniciator me vullnetin si i juaji!

Ju falenderoj, nese e lexoni!

Ju falenderoj edhe per pozitivitetin qe percillni me idete e sugjerimet tuaja per nje shoqeri qe shpesh te lodh me indiferentizmin qe e karakterizon!

Ju uroj, pune te mbare!

Të fundit