Flash News

KRYESORE

“Arsimtarët të pa testuar për covid-19”, ish-deputeti i PD denoncon: Drejtoresha e një shkollë e infektuar, por shkoi në ekskursion

“Arsimtarët të pa testuar për covid-19”, ish-deputeti

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia akuzon qeverisë se më shumë është fokusuar te propaganda se sa masat për mbarëvajtjen e nisjes së vitit të ri shkollor.

Sipas Spahisë, asnjë arsimtar nuk është testuar për covid-19, ndërsa sjell rastin e drejtoreshës së shkollës Lac-Vau i Dejës, sipas tij e infektuar nga virusi, por që sërish ka qenë në një ekskursion të organizuar me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve

“ERTV propaganda dhe “gazetari” Edi Rama na thonë se gjithçka është gati për nisjen e vitit të ri shkollor, edhe pse minimumi, nuk është testuar asnjë arsimtar!!! Denoncimet që vijnë nga shkolla Lac-Vau i Dejës, thonë se nëndrejtoresha e kësaj shkolle është prekur me Covid dhe dy ditë më parë ka qenë në një ekskursion të organizuar me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve të kësaj shkolle.

Të gjithë paraqiten në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje edhe pa masa mbrojtëse!!! Dhe pas pak ditësh do presin nxënësit për fillimin e shkollës!

Kjo është një kronikë që nuk del në ERTV natyrisht, por tregon nivelin skandaloz të të zgjedhurve të Edi Ramës si në krye të shkollave, ashtu edhe në drejtoritë arsimore! Kjo është GATISHMERIA të cilën e propagandojnë cdo ditë! Papërgjegjshmëri që rrezikon”, shkruan Spahia.

Të fundit