Flash News

KRYESORE

Arsyeja pse kënga e Arilena Arës nuk gjendet në faqen zyrtare të "Eurovizion"

Arsyeja pse kënga e Arilena Arës nuk gjendet në faqen zyrtare

Arilena Ara do të përfaqësoje Shqipërinë në "Eurovizion" në muajin maj me këngën "Shaj", por në versionin anglisht dhe jo shqip.

Mirëpo, pavarësisht se ishte ndër të parat të përzgjedhura nga shtete e tjera pjesëmarrëse, kënga e Arilenës nuk ndodhet në sajtin zyrtar të "Eurovizion". Kjo ka shqetësuar jo pak fansat e këngëtares shkodrane.

Por nuk ka vend për panik. Arsyeja pse kënga e saj nuk gjendet në faqen zyrtare të "Eurovizion" është sepse nuk është dorëzuar akoma si produksion final. Kjo për arsye se kënga “Shaj” do të publikohet në versionin anglisht, e shoqëruar edhe me videoklip.

Të fundit