Flash News

KRYESORE

Arsyeja pse Pandeli Majko nuk e pranoi dorëheqjen e Fatmir Xhafajt në vitin 2002 kur ju arrestua i vëllai

Arsyeja pse Pandeli Majko nuk e pranoi dorëheqjen e Fatmir Xhafajt në

Emri i Agron Xhafajt u bë i njohur për mediat në Shqipëri në vitin 2002 kur u arrestua në Itali i akuzuar për trafik droge. Në atë kohë, qeveria e Partisë Socialiste drejtohej nga Pandeli Majko, ndërkohë që Fatmir Xhafaj mbante postin e ministrit të Turizmit.

Siç tashmë është raportuar, Xhafaj i paraqiti dorëheqjen kryeministrit Majko, por ky i fundit nuk e pranoi dorëheqjen dhe Fatmir Xhafaj vijoi të qëndronte në detyrë.

Një prej ish-funksionarëve të lartë të Partisë Socialiste, i tha Politiko-s se në atë kohë, Pandeli Majko nuk e pranoi dorëheqjen e Fatmir Xhafajt pasi nuk kishte një vendim gjykate të formës së prerë ndaj të vëllait të tij por vetëm arrestim.

Ndërkohë sot, socialistët janë sërish në qeveri por me një tjetër kryeministër, Edi Ramën. Por, për këtë të fundit, Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi as ligjore dhe as morale, edhe pse ndaj vëllait të ministrit të tij ka një vendim të formës së prerë, si i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg./Politiko.al

Të fundit