Flash News

KRYESORE

Arsyet për t'u ngritur në protestë, Berisha: Për fëmijët që ushqehen me një vakt në ditë, studentët dhe të varfërit

Ish kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend ka bërë thirrje për një protestë masive.

Berisha u ka bërë thirrje fëmijëve, gjimnazistëve, studentëve dhe të varfërve për të rrëzuar këtë qeveri e cila sipas tij ka për detyrë të vjedhë dhe të rrënojë Shqipërinë.

Thirrja e Berishës për protestë për fëmijët që ushqehen vetëm me një vakt në ditë, për gjimnazistët që i kanë dyert e të ardhmes të mbyllura , për studentët të cilët i kanë tarifat të larta dhe për të varfrit të cilët kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria si zgjidhje e vetme.

“27 janari do të hyjë në histori si dita në të cilën shqiptarët guxuan të ngrihen fuqishëm kundër narko republikës që ndërtoi një klik unike në Europë dhe në botë pas asaj të Koresë së Veriu. 27 janari është një ftesë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë që kanë tre vakte në ditë, të kujtojnë që bashkëmoshatarët kanë një vakt ushqimi në 24 orë.

Kjo qeveri vjedh dhe pasurohet edhe duke fjetur dhe rrënon gjendjen e shqiptarëve, ndaj bashkohuni me prindërit tuaj për të protestuar për bashkëmoshatarët e tuaj të cilët as fuqi fizike nuk kanë për të protestuar.

Gjimnazistët të ngrihen dhe të mos pranojnë tarifat stratosferike që kanë vendosur noriega i shqiptarëve, dhe 4 herë më të larta se çdo vend tjetër të Europës, të ngrihen gjimnazistët sepse ju nuk meritoni dyert e mbyllura por dyert e hapura për të ardhmen tuaj.

Studentë, të cilët gjobiten nga noriega dhe ndrikulla Nikolla. Studentët kanë bërë histori jo vetëm në Shqipëri por në shumë vende të botës të cilët nuk kanë pranuar kurrë tarifa të tilla.

Duhet të ngrihemi fuqishëm për të rrëzuar këtë regjim.

Thirrja ime është për të varfrit të cilët largohen jashtë vendit për të siguruar jetesën, të ngrihet sepse Shqipëria është vendi me i pasur në botë, ndaj të mblidhemi në 27 janar dhe të largojmë këta noriegë të cilët kanë për detyrë vjedhjen.

 

Të fundit