Flash News

KRYESORE

Arta Dade kritikon ashpër zgjedhjet: Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama

Arta Dade kritikon ashpër zgjedhjet: Socialistët e sakrificës nuk

Një nga figurat me peshë në Partinë Socialiste, Arta Dade, nuk bie dakord me votimet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës në to.

Dade, gjatë shkëmbimit të opinioneve në Këshillin e Ambasadorëve pohoi se kryeministri Edi Rama dhe mbështetësit e tij kanë instaluar sjellje që nuk kanë qenë fare identitet i selisë rozë.

“Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama”-thekson Dade.

“Ndjehem mirë personalisht që i kam kërkuar të largohet. Keqardhje për një forcë politike që ka pranuar të ulë zverkun nën këmbën e Edi Ramës e të Rilindjes që sollën në PS vese e praktika nga të cilat ne bënim kujdes të mbroheshim ndaj kundërshtarit. Ata që janë konformuar me të në një shkallë më të vogël kanë ngritur nepotizmin në sistem, kanë pranuar eliminimin e garës në parti, kanë heshtur për interesat e tyre meskine. Socialistët e sakrificës nuk kanë lidhje me asgjë që trupëzohet tek Edi Rama”-thotë Dade, e cila i përgjigjet një mesazhi të Shpëtim Çaushit.

Të fundit