Flash News

KRYESORE

Arta Marku bën një tjetër lëvizje, këtë herë ndërron gardistët

Arta Marku bën një tjetër lëvizje, këtë herë

Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka ndryshuar edhe trupën e gardistëve që e shoqëron.

“Panorama” mëson se Kryeprokurorja Marku ka ndryshuar pesë nga shtatë punonjësit e Gardës që e shoqërojnë për çështje sigurie. Ajo ka bërë kërkesë në Gardën e Republikës për zëvendësimin e gardistëve në fjalë, të cilët kanë qenë në trupën e shoqërimit të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla.

Burimet thonë për “Panoramën”, se Marku do të ndërrojë edhe dy gardistët e mbetur që shoqëronin Llallën. Ata do të zëvendësohen me dy të tjerë nga Garda e Republikës. Që nga marrja e detyrës, Kryeprokurorja Marku ka bërë shumë ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në ato të rretheve.

Të fundit