Flash News

KRYESORE

Arta Marku: Çështja Tahiri një nga shqetësimet kryesore. Për ekstradimin e Seitit u vendos ditën që unë u votova

Arta Marku: Çështja Tahiri një nga shqetësimet kryesore.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka folur edhe asaj që njihet si ‘Çështja Tahiri’. Marku tha se ka qenë një nga shqetësimet kryesore.

“Çështja Tahiri është një nga shqetësimet kryesore të prokurorisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

I kam deklaruar prokurorëve mbështetje në mënyrë që cështja të hetohet në mënryën më të mrië të mundshme”, u shpreh ndër të tjerash Marku në emisionin ‘Real Story’.

Kryeprokurorja ka folur edhe për ekstradimin e Nezar Seitit i njohur si financieri i Habilajve.

Marku tha se gjykata vendosi ekstradimin e Seitit ditën që ajo u zgjodh në postin e kryeprokurores dhe nuk e kishte marrë ende zyrtarisht detyrën.

“20 tetor është bërë arrestimi i Seitit për llogari të Prokurorisë së Katanias. 5 dhjetor 2017 në gjykatën e rrethit Tiranë u vendos masa e sigurisë.  Në datën që unë u zgjodha Gjykata vendosi ekstradimi i Seitit. Vendimi nuk u ankimua dhe pastaj u bë i ekzekutueshëm”, sqaroi Marku.

Të fundit