Flash News

KRYESORE

Arta Marku e pakënaqur me renditjen në garën për kryeprokuror, drejt ankimimit të vendimit të KLP-së

Arta Marku e pakënaqur me renditjen në garën për

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku i kërkoi KLP-së  informacion për vlerësimin dhe procesin e pikëzimit nga secili anëtar i KLP-së me qëllim për të shqyrtuar mundësitë e ankimimit të vendimit që e rendit të dytën në listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Vendimi për renditjen e kandidatëve u miratua me shumicë votash në 14 nëntor nga KLP.

Sipas ligjit, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë prokurorin e përgjithshëm. Nëse dështon votimi në Kuvend, pra nuk arrihet shumica e votave, emërohet i pari në listën e KLP-së. Në rastin konkret i bie të jetë Olsian Cela.

Të fundit