Flash News

KRYESORE

Arta Marku 'fut në sherr' dy prokurorët, i shkarkuari Dritan Gina takim me të emëruarin Ardian Nezha

Kryeprokurorja Arta Marku shkarkoi ditën e djeshme kryeprokurorin e Elbasanit, bashkëshortin e Rovena Gashit, Dritan Ginën.

Mirëpo Gina, siç u shpreh dhe dje, ka kundërshtuar vendimin e Markut për t’u larguar nga puna. Ai është paraqitur sot në zyrën e tij në Prokurorinë e Elbasanit.

Po në të njëjtën zyrë është paraqitur dhe kryeprokurori i ri Ardian Nezha, i emëruar nga Arta Marku ditën e djeshme si Kryeprokuror i Elbasanit. Mësohet se dy prokurorët po zhvillojnë një takim  ku po diskutojnë në lidhje me situatën. 

 

 

 

Të fundit