Flash News

KRYESORE

Arta Marku gati të "presë kokën" e Besim Hajdarmatajt, prokurori që kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit; dy emrat që përfliten si zëvendësues

Arta Marku gati të "presë kokën" e Besim Hajdarmatajt,

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku nuk do të ndalet me shkarkimet dhe lëvizjet që ka nisur brenda institucionit të prokurorisë. Pas Prokurorisë së Përgjithshme dhe prokurorive të rretheve, radha i ka ardhur Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

‘Report Tv’ raporton se është çështje kohe largimi i Besim Hajdarmatajt nga drejtimi i Krimeve të Rënda. Largimi i Hajdarmatajt pritet të bëhet në një kohë kur dosja Habilaj-Tahiri kërcënon gjithnjë e më shumë ish-ministrin e Brendshëm dhe qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu, janë bërë publike edhe dy emra prokurorësh që mund të zëvendësojnë Hajdarmatajn dhe ata janë Besnik Muçi me Ened Nakuci.

Besnik Muçi ishte një prej kandidatëve për postin e kryeprokurorit të përkohshëm, ndërsa Ened Nakuci ka patur së fundmi në dorë dosjen ‘Shullazi’.

Shkarkimi i Dritan Ginës, gazetari: Në përgjimet e Prokurorisë së Elbasanit, dy ministra të Ramës kërkojnë para për fushatën

Të fundit