Flash News

KRYESORE

Arta Marku i premtoi mbështetje por i heq makinën prokurorit që heton Tahirin

Arta Marku i premtoi mbështetje por i heq makinën prokurorit që

Afro një muaj më parë, kryeprokuroria e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku u takua me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj. Ky i fundit është edhe një prej prokurorëve që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Për këtë takim, Prokuroria e Përgjithshme shpërndau një njoftim për mediat ku theksonte se Marku i ofroi mbështetje Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe i kërkoi ‘të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara’.

Por një muaj pas këtij takimi, kreut të Krimeve të Rënda i është hequr automjeti me të cilin ai udhëtonte. Mjeti që lëvizte Hajdarmataj ishte në pronësi të Prokurorisë së Përgjithshme dhe tashmë organi i akuzës e ka marrë sërish për përdorimin e saj automjetin e kreut të krimeve të Rënda.

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme për takimin Marku-Hajdarmataj, 22 Janar 2018

Zonja Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e së hënës, 22 janar 2018.

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.

Kryeprokurorja znj.Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin.

Të fundit