Flash News

KRYESORE

Arta Marku kërkoi zbutjen e masës, gjykata e la të lirë “për shkak të shëndetit”, Kajmaku lë spitalin një ditë pas vendimit

Arta Marku kërkoi zbutjen e masës, gjykata e la të lirë

Ish-kryebashkiaku i PS në Vorë, Agim Kajmaku u la i lirë dje nga Gjykata e Apelit.

Qëndrimi në qelinë e burgut për Kajmakun zgjati vetëm 24 orë, ndonëse kishte 8 muaj  në kërkim, për tri vepra penale  “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”. Atij iu hoq mandati për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Megjithatë, Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për ish-kryebashkaikun dhe paraqitjen e tij në Prokurori dy herë në muaj, me kërkesë të prokurores Arta Marku me pretendim gjendjen e tij shëndetësore, por ajo që bën përshtypje është fakti se një ditë pas vendimit ai ka lënë ambientet e spitalit dhe është kthyer në shtëpi.

Kujtojmë se Kajmaku u arrestua në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku u paraqit për të trajtuar problemet me diabetin, ndërsa ishin mjekët që sinjalizuan autoritetet.

Lirimi i Kajmakut dhe dalja e tij nga spitali vetëm një ditë pas vendimit thellon edhe më shumë shfaqjen e një historie teatrale me regji të qeverisë.

Të fundit