Flash News

KRYESORE

Arta Marku kërkon energji të reja te ‘Krimet e Rënda’: Pavarësia mbetet e pacenuar, por mos kaloni në anarki

Arta Marku kërkon energji të reja te ‘Krimet e

Kryeprokurorja Arta Marku ka qenë sot në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të bërë analizën e këtij institucioni.

Në takimet me prokurorët, Marku kërkoi ‘energji të reja’, kjo për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i kësaj prokurorie.

Gjatë diskutimit, Arta Marku theksoi se pavarësia e prokurorëve do të mbetet e pacenuar, por kërkoi që situata të mos kthehet në anarki.

“Për vetë specifikën e veprave penale që janë objekt i ndjekjes penale nga Prokuroria për Krime të Rënda, ku shpesh ndërthuren organizatat apo grupet kriminale transnacionalë, kërkohen energji të reja për të ngritur më shumë nivelin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës me agjencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit dhe veçanërisht me partnerët ndërkombëtarë. Prokuroria e Përgjithshme nxit dhe mbështet përshpejtimin e hetimeve të të gjitha çështjeve nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Kjo, pa e cenuar aspak cilësinë e hetimeve, për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që kanë çështjet që hetohen prej jush. Prandaj, kërkohet kjo shpejtësi në plotësimin dhe standardizimin e protokolleve hetimorë. Pavarësia e prokurorëve mbetet e pacenuar, si një e drejtë e njohur nga Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale. Por, kjo nuk do të thotë që të kalohet në anarki, përveçse kërkohet vëmendje dhe përkushtim maksimal në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykatë si dhe zbatimin rigoroz të rregullave procedurialë dhe rregullave të parashikuar në ligjin për organizimin e prokurorisë”, është shprehur Marku.

Të fundit