Flash News

KRYESORE

Arta Marku mbledh prokurorët në Tiranë: S’jeni të përqendruar sa duhet, zvarritje të pajustifikuara për çështje të rëndësishme

Arta Marku mbledh prokurorët në Tiranë: S’jeni të

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka hedhur sërish kritika ndaj punës së prokurorëve, kësaj here atyre të Tiranës.

Gjatë analizës së Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Apelit, Marku tha se janë konstatuar shpesh zvarritje të hetimeve ndaj çështjeve  të rëndësishme.

“Nuk jeni përqendruar aq sa duhet në hetimin e çështjeve të rëndësishme dhe mund të thuhet se në pak raste ndonjë prej tyre ka përfunduar me ngritje akuzash apo me dërgim për gjykim. Janë konstatuar zvarritje të pajustifikuara në hetimin e çështjeve, ka çështje mjaft të rëndësishme që rrinë prej vitesh në sirtarët e prokurorëve me një mungesë të theksuar përgjegjësie.

Për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ka shumë pak çështje që janë regjistruar dhe aq më pak që të jenë dërguar për gjykim.

Kjo situatë nuk i përgjigjet aspak realitetit dhe në fakt është një nga pikat e dobëta për të cilat Shqipëria ka marrë kritika të shumta nga komiteti Manival dhe mund të penalizohet. Pra hetimet janë të pakta dhe jo të suksesshme për këtë vepër penale.  Përgjegjësia është e secilit prej jush, është individuale dhe secili do të mbajë përgjegjësinë që i takojnë.

Kujdes me deklaratat publike për çështje të caktuara pasi rrezikoni të anashkaloni funksionin tuaj primar, atë të ndjekjes penale.

Prokuroria nuk mund dhe nuk duhet ti përgjigjet me deklarata çdo ngacmimi që vjen nga politika. Përgjigja e duhur është nëpërmjet ushtrimit të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, zgjidhjes së çështjes në kohë të arsyeshme dhe me profesionalizëm”, u shpreh Marku.

Të fundit