Flash News

KRYESORE

Arta Marku një orë para deputetëve, çfarë e rikthen kryeprokuroren nesër në Parlament

Arta Marku një orë para deputetëve, çfarë e rikthen

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ‘thyen’ heshtjen dhe rikthehet sërish në Parlament, aty ku mes flakadanëve dhe protestës së opozitës u betua 9 muaj më parë dhe u zgjodh si drejtuesja e re e organit të akuzës.

Ditën e nesërme, Marku rikthehet në seancën parlamentare dhe do të raportojë një orë para deputetëve të mazhorancës. Kjo për faktin se opozita e bashkuar pritet të zhvillojë mbledhjen e radhës në Vlorë, në shenjë qëndrese ndaj kriminalitetit të shtuar.

Në rendin e ditës së nesërme, është parashikuar që Marku të raportojë mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017

“Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017 (pdf) ( neni 103, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Shprehet titullari i institucionit - deri në 60 minuta Shprehen komisionet: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare Pyetje Diskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi ose 10 deputetë)”, sqarohet në njoftimin online të Kuvendit

Të fundit