Flash News

KRYESORE

Arta Marku paralajmëron magjistratët e rinj: Mos notoni në vetëkënaqësi, do përballeni me sfida

Arta Marku paralajmëron magjistratët e rinj: Mos notoni në

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka uruar magjistratë e rinj, të diplomuar sot në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Magjistraturës.

Gjatë fjalës së saj përshëndetëse, Marku u dha një mesazh magjistratëve se diplomimi i sotëm është vetëm një hap suksesi dhe se përpara i pret një rrugë me sfida dhe vështirësi.

“Jam e emocionuar se edhe unë iu përkas kësaj shkolle. Pavarësisht emocioneve, kjo është ditë kur ju duhet të festoni. Meritoni urimet më të mira. Shpresoj të jeni formuar në aspektin profesional, kulturor dhe personal. Mos notoni në vetëkënaqësi, është fillimi i një rruge tjetër të gjatë me sfida.

Dija është fuqi, është e vërtetë deri në një farë mase, nëse e përdornin në mënyrë të drejtë.

Shumë shpejt do e kuptoni pse e kam fjalën kur flas për sfidat. Sistemi është në reformim të thellë dhe vështirësitë në punë janë shumë të mëdha”, tha Marku.

Të fundit