Flash News

KRYESORE

Arta Marku reagon për sulmin ndaj Klodiana Lalës, Prokuroria dhe Policia ende asnjë të dyshuar për ngjarjen

Arta Marku reagon për sulmin ndaj Klodiana Lalës, Prokuroria dhe

Kryeprokurorja Arta Marku ka reaguar për sulmin me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala, duke shprehur shqetësimin e thellë për ngjarjen.

Në reagimin e Markut thuhet se Prokuroria e Përgjithshme është e angazhuar për të vënë në dispozicion burimet njerëzore dhe infrastrukturën për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës në këtë çështje.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht. Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit. Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”, thuhet në deklaratën e Markut.

Megjithatë, pavarësisht se Arta Marku e dënon këtë ngjarje publikisht, Prokuroria dhe Policia nuk kanë ende asnjë të dyshuar për sulmin ndaj gazetares.

Të fundit