Flash News

KRYESORE

Arta Marku sot në Kuvend, gazetarja e Top Channel e apelon: Zgjohu moj burrneshë, s'u betove për të ngrohur karrigen

Arta Marku sot në Kuvend, gazetarja e Top Channel e apelon: Zgjohu moj

Ditën e sotme Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku do të raportojë për 60 minuta në Kuvend lidhur me gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2017.

Nga ana tjetër, gazetarja e njohur e Top Channel, Anila Hoxha e apelon një ditë më parë që të reflektojë dhe të thirrë një mbledhje të posaçme për rishortimin për dosjen Shullazi e të tjerë. Sipas gazetares Hoxha, prokurorët e krimeve të rënda nuk kanë pranuar rishortimin kanë braktisur mbledhjen. Ndaj, ajo apelon që Marka të reagojë për bllokimin e pretencës.

“Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku zgjohu moj burrneshë. Ja një rast për të zbritur nga Olimpi dhe për të thirrur një mbledhje. Prokurorët e krimeve të rënda nuk kanë pranuar rishortimin për dosjen Shullazi e të tjerë. Janë rebeluar , kanë braktisur mbledhjen e nderuar zonja prokurore e përgjithshme Arta Marku. Këmbëngulin ndërhyrjen tuaj. Perse u betove në parlament, me siguri jo për të ngrohur karrigen! Mediat po çahen , kanë që prej datës 11 shtator që informojnë për bllokimin e pretencës. Çfarë po ndodh?”, shkruan gazetarja e Top Channel.

Të fundit