Flash News

KRYESORE

Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari? Gjykata Kushtetuese i jep fund ngërçit

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë fund ngërçit të krijuar mes dy anëtareve Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Përmes një njoftimi zyrtar, institucioni i Gjykatës ka listuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku në përbërjen e saj figuron emri i Marsida Xhaferrllarit dhe jo emri i Arta Vorpsit.

Sipas njoftimit zyrtar, lista e anëtarëve të këtij institucioni  drejtuar nga Vitore Tushaj, i dërgon Presidentit listën e anëtarëve.

Njoftimi i plotë

Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që plotësojnë kushtet e parashikuara në Ligj, për të qenë Anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në mbështetje të nenit 221 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar me ligjin nr.47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sot, më 15.11.2019, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;

Z. Besnik Muçi, gjyqtar;

Znj. Elsa Toska, gjyqtare;

Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;

Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare.

 

Të fundit