Flash News

KRYESORE

Artan Fuga apo Mark Marku? Basha kërkon një prej profesorëve në krye të Ministrisë së Arsimit

Artan Fuga apo Mark Marku? Basha kërkon një prej profesorëve

Ministri teknik i Arsimit që do të propozohet nga Partia Demokratike mund të ndahet mes Artan Fugës dhe Mark Markut.

Burime për Politiko.al nga PD bëjnë të ditur se kryetari Lulzim Basha e ka diskutuar këtë post me dy profesorët, njëri prej të cilëve (Marku) ka qenë deputet i kësaj force politike.

Fuga dhe Marku janë gjithashtu hartues të programit të PD-së për arsimin që do të prezantohet gjatë fushatës elektorale. Të dy ata kanë qenë kritikues të ashpër të reformës që u ndërmorr nga kryeministri Edi Rama në këtë sektor.

Si Artan Fuga, ashtu edhe Mark Marku, i plotësojnë plotësisht kushtet për të qenë emrat teknikë në krye të Ministrisë së Arsimit, qoftë me angazhimin e tyre akademik, por edhe me atë publik.

Të fundit