Flash News

KRYESORE

Artan Fuga debat me Mustafa Nanon: U mërzita me ty, më ndërrove gjininë

Artan Fuga debat me Mustafa Nanon: U mërzita me ty, më ndërrove

Akademiku Artan Fuga ishte pjesë e emisionit ‘Provokacja’ me gazetarin Mustafa Nano. Që në nisje të bisedës, ashtu sikundër kishte shprehur edhe pak ditë më parë në rrjetin social Facebook, Fuga i tha Nanos se me qëndrimet e tij nuk ka qenë asnjëherë dakort.

“Nuk mbaj mend të kemi qenë ndonjëherë dakort. gjithmonë them për idetë ndërsa për gazetarin Mustafa Nano kam vlerësim.

Sa herë të lexoj apo të shoh nëpër ekrane unë të ndjek”, u shpreh Fuga.

Më tej, Fuga solli në vëmendje qëndrimin e shprehur nga gazetari Nano pak kohë më parë, ku akademiku publikoi në rrjetin social Facebook mesazhin ku një komentues e kërcënonte atë.

“Ti më the mua po llastohet Fuga. Unë u mërzita me ty se ti më ndërrove mua gjininë.

E dyta, ti e konsiderove si një çështje shumë personale, por kërcënuesi tha të ikë, ose të pushojë”, u shpreh ndër të tjerash Fuga.

 

Të fundit