Flash News

KRYESORE

Artan Fuga: Dënimi për mosdaljen nga Shqipëria shton kandidaturat për azil politik

Artan Fuga: Dënimi për mosdaljen nga Shqipëria shton kandidaturat

Akademiku i njohur Artan Fuga mendon se nisma më e funti e qeverisë, vendosja e dënimit për të mos lejuar daljen nga Shqipëria të personave që prishin proceset elektorale është shkelje e të drejtave njerëzore dhe e bën vuajtësin e dënimit një kandidat për azil politik në Perëndim!

Në një status në Facebook, ai shkruan se: “Ky dënim, bie në kundërshtim me penitencën penale moderne e cila pranon vetëm tre lloje dënimesh:

  1. Izolim për një kohë nga shoqëria
  2. Punë në shërbim të komunitetit
  3. Dënim me kusht

Të tjera lloje dënimesh janë shkelje të të drejtave njerëzore dhe e bën vuajtësin e dënimit një kandidat për azil politik në Perëndim!”

Ai shton se dënimi duhet të ketë karakter edukative më pas shton pyetjen: “Çfarë karakteri edukativ ka që të dënohesh për të mos kaluar kufirin? Je i padëshirueshëm për vendet e tjera? Por, atëherë këtë dënim duhet ta japin ato vende!”

Fuga mendon se kjo krijon kushtet për rimbushjen e oborreve të ambasadave me kandidat për azilantë politikë si Popajt dikur.

“Për respektimin e ligjit patjetër, pa asnjë diskutim, nga të gjithë, sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe kompetencave të çdo institucioni që ajo ka akorduar, por kujdes, territori i atdheut nuk mund të trajtohet si një burg i madh në ajër të hapur, pra si një kamp përqendrimi, edhe kjo mendoj që nuk është një konceptim i drejtë dhe i pranueshëm.” mendon Fuga.

Të fundit