Flash News

KRYESORE

Artan Fuga i kërkon Ramës 'kokën' e Ahmetajt dhe Gjiknurit: nevojë ulëritëse për ndryshime ministrash

Artan Fuga i kërkon Ramës 'kokën' e Ahmetajt dhe

Studiuesi Artan Fuga në një stautus në Facebook i kërkon kryeministrit Rama që ta ndryshojë qeverinë. "Rama 2 ka nevojë ulëritëse për ndryshime në poste ministrash', shkruan Fuga i cili ka patur një raport dashuri-urrejtje me Kryeministrin për disa çështje, ndër të cilat reformimi i Akademisë së Shkencave ka qenë më i zëshmi.

Të shigjetuarit e Fugës duket se janë dy ministrat më të përfolur të Ramës, Ahmetaj dhe Gjiknuri, sepse akademiku përmend dhe kritikon politikat fiskale dhe rrugët.

Fuga është xhaxhai i drejtorit të Komunikimit të kryeministrit Rama, Endri Fugës.

Statusi i plotë:

Vendi ka nevojë për ndryshime në qeveri

Unë nuk merrem si profesion me politikë, as nuk jam deputet, të di nëse duhen apo jo ndryshime politike tani, sot.

Kjo është punë e poilitikanëve, deputetëve, ambasadorëve, analistave.

Por, teknikisht, si studjues, si njeri në lidhje shumë të gjera me opinionin publik të vendit, jam i sigurt se qeveria Rama 2 ka sëpaku nevojë uluritëse për ndryshime në poste ministrash.

Ka reforma që nuk po ecin, ndjesa publike e kryeministrit është pozitive, por mos harrojmë se nga gabimi i burokratëve autistë që ai poshtë, rreth, dhe mbi kurriz të tij, u rraf me kamzhik populli i Kukësit. Kush nuk po i mbaron rrugët?

Kush përgjigjet për politikat fiskale të gabuara në atë taksë?

Kush nga ministrat provon me parametra teknikë se ka arritur ta justifikojë punën e vet?

Unë nuk e di, por di që pas ndjesës publike që shoqëroi dramën kukësiane, vendi ka nevojë të shohi të paktën, të paktën, ndryshime ministrash.

Ore, po zëvendëskryeministër ka kjo qeveri?

 

Të fundit