Flash News

KRYESORE

Artan Fuga i shkruan Ramës: Kam një propozim për ju si ish-koleg dhe me një borxh ‘moral’ për të larë

Artan Fuga i shkruan Ramës: Kam një propozim për ju si ish-koleg

Akademiku Artan Fuga i ka bërë një propozim kryeministrit Edi Rama, sipas tij për të dalë nga kriza e sotme midis qeverisë dhe universitarëve, studentë dhe pedagogë!

Në një status në rrjetet sociale, Fuga e cilëson kryeministrin si një ish-koleg universitar dhe e njofton se ky propozim do të publikohet në një video në orën 21.00.

Statusi:

Adresim Publik

Zotit Kryeministër,

I nderuar Edi Rama,

më lejoni t'Ju drejtohem

shumë sinqerisht si qytetar,

miqësisht gjithashtu,

si ish kolegë universitarë,

si intelektualë dhe autorë dhe krijuesa,

edhe me një "borxh" moral për të larë që nuk e lejuat deritani platformën time për rithemelimin e Akademisë të Shkencave t'a mbysnin burokratët e akademisë të kalbur dhe abuzuese (po aq e kalbur sa edhe universitetet tona)

me një propozim,

si e vetmja zgjidhje e vërtetë që shoh për të dalë nga kriza e sotme midis qeverisë dhe universitarëve, studentë dhe pedagogë!

E vetmja zgjidhje përtej alibive të gjithkujt, përtej llogjeve, betejës me vezë të freskëta apo të prishura, brenda dhe jashtë shumicës Tuaj politike!

Artan Fuga

Profesor i Universitetit të Tiranës

Antar i Akademisë të Shkencave

Adresim që do të botohet dhe afishohet si video këtu në ora 21°°, sot në mbrëmje!

Të fundit