Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga: Kjo gazetari nuk i duhet as dreqit”, flet edhe për Klodiana Lalën
“Unë i njoh shumë mirë gazetarët e rinj. Po t'i lësh të lirë të "marrin gjak në vetull", kështu thekson ndër rreshta akademiku dhe pedagogu i njohur Artan Fuga në shkrimin e tij të radhës.
Duke marrë shkas edhe nga ngjarja e pak ditëve më parë, ku banesa e prindërve të gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala u sulmua me breshëri plumbash kallashnikovi, Fuga kritikon se gazetarët nuk janë të lirë të bëjnë punën e tyre siç duhet.
I nxitur edhe nga një kronikë televizive për inaugurimin e punimeve të rrugës Lin – Pogradec, profesorit i bën përshtypje se asnjë gazetar nuk kishte guximin të shkonte përtej asaj që deklarojnë pushtetarët dhe t’a zhbirilojnë mbi atë që i duhet ofruar publikut të gjerë.
Shkrimi i plotë:
Inagurimi i një rruge dhe mjerimi i një raportimi mediatik!
Dje lexuam dhe dëgjuam në median e masave se një ministër dhe drejtori i rrugëve të kombit inaguruan sikurse raportohej mbarimin e punimeve të rrugës Lin - Pogradec.
Në media, në fakt, i gjithë informacioni u përmblodh te ajo se çfarë tha drejtori i rrugëve dhe ministri. Sigurisht ata propagandë do të bënin. Nuk kam asgjë me ta! Si ishte rruga më parë, e mjeruar dhe me ndërtesa pa leje anash, se çfarë cilësie i do punët e rrugëve qeveria, dhe se çfarë do të bëjë qeveria në vitet e ardhëshme duke marrë shkas, por pa asnjë provë e argument, nga cilësia e rrugës Lin-Pogradec.
Kaq ishte në vija të përgjithshme raportimi i një gazetarie të quajtur të deklarimeve, ku gazetarin e detyrojnë vetëm të drejtojë mikrofonin si akullore te goja e pushtetarit dhe ky t'a lëpijë duke nxjerrë nga goja cfarë i do zemra drejt veshëve tanë. Sikurse thotë populli : Na çan veshët dhe nuk na ndriçon mendjen asfare!
Ne presim nga gazetaria, por gazetaria nuk e kalon dot cakun e propagandës. Ndërkohë, unë i njoh shumë mirë gazetarët e rinj. Po t'i lësh të lirë të "marrin gjak në vetull".
Mos janë trembur nga kërcënimet dhe sinjalet e egra dërguar koleges së tyre Klodiana Lala?
Përse e them këtë?
Si nuk i bëri një pyetje ministrit dhe drejtorit të rrugëve ndokush nga gazetarët : Mirë kjo rruga buzë liqenit, por a nuk shihni një hendek të madh midis këtij kilometri rruge që nuk është i keq dhe gjendjes të rrugëve në qytetin turistik të Pogradecit që janë në pikë të hallit?
Ka ekuimlibër në politikat e rrugëve apo jo?
Lëre pastaj raportimin e ekuilibruar dhe të paanshëm që nuk e sheh gjëkundi. Mjerim i madh, i paparë.
Le të shkonte pak gazetari në fshatin piktoresk Lin dhe të pyeste pak banorët : A është e vërtetë që kjo rruga Lin - Pogradec me këto parametra që ka buzë liqenit vjen deri në qendrën e komunës tuaj? Dhe do të shihte se çfarë do të thoshin banorët e këtij fshati që jetojnë në kushte infrastrukture të degjeneruar në atë pikë sa shkel edhe dinjitetin e një qenieje të gjallë dhe jo të njerëzve me ndërgjegje e me kujtesë.
Inagurohet asfaltimi i thjeshtë i një rruge sepse në fakt rruga ka qenë që nga koha e Italisë, a më parë sigurisht, ndofta që nga koha e romakëve sikurse kalonte ignatia duke çarë Mokrën e krahinat përreth. Por, gazetari ndalohet të flasi për historinë e asaj rruge që kushedi sa herë, herë pas here është inaguruar në këtë shekull.
Si nuk patën informacione detajesh ku në qendron gazetaria e vërtetë? Kur filluan punimet në këtë rrugë? Cila ishte firma që i kreu? Sa herë u hodh dhe u shqep asfalti në të? Sa është trashësia e asflatit dhe e cakullit, për sa vjet e ka garancinë? Eshtë rrugë nacionale apo lokale?
Lëre pastaj të dimë të dhëna prediktive, parashikuese: Sa makina do të kalojnë andej në vit? Më shumë i shërben Korçës apo Pogradecit? Sa është shpejtësia e lejuar? Pêrsa vjet mendohet se i zgjidh nevojat e transportit, etj.
Gazetari nuk bën "fact checking", pra të investigojë sa të vërteta janë ato që thotë pushtetari. Nuk është e vërtetë se rruga ka nënkalime. Nuk është e vërtetë se ka ndricim që të jetë tashmë në gjendje pune në të gjithë rrugën.
Për më tepër rruga sigurisht ka disa parametra, domethënë mbrojtëse anash buzë liqenit, një pistë për bicikleta dhe udhëtarë, por nuk pyetet se çfarë ndikimi do të ketë ajo mbi banorët e hapësirës rurale.
Ku do të ecin ata me qerre, me kafshë, me motocikleta pa u konfrontuar me një qarkullim në rrugën e inaguruar që në fakt është vetëm për automjetet e shpejtësive të mëdha?
Duke u ribërë kjo rrugë nacionale, a është menduar që me rrugë dytësore të lidhen fshatrat buzë liqenit me njeri tjetrin duke kaluar në to deri në Pogradec?
Ku do të dalin fëmijët e fshatit nga zona e banuar për të shkuar në liqen? Duhet të kalojnë rrugën me vrap me rrezikun për t'u plandosur përdhe si harabela nga ndonjë automjet. Po turistët që do të popullojnë hotelet në anën e kundërt të liqenit si do të kalojnë në rrugën nacionale për të bërë plazh buzë liqenit?
U inagurua mbarimi i punimeve!!!
Po pjesa ku duhet bërë ai që e quajtën tuneli panoramik? Kanë mbaruar punimet aty??? E quajnë rruga e hyrjes në Pogradec !!! Po a thamë se është rruga Lin - Pogradec??? Pse nxitohen për të inaguruar një rrugë që në pjesën ku bëhet investimi më i madh jemi ende shumë larg mbarimit të punimeve?
Pse gazetari e lejon burokratin të gënjejë ditën për diell?
Pse??? pra, pse???
Po katastrofa ekologjike ku është gërmuar kodra dhe rruga ha kodrën dhe bimësinë shumëvjeçare mbi të? Si nuk u pyet konceptuesi se përse ka vepruar kështu?
Sa lekë a euro po kushton kjo pjesë?
Sa na ka kushtuar ne si taksa pagues për kilometër kjo rrugë?
Pse burokrati na e paraqet rrugën si dhuratë e partisë për popullin, duke harruar se ajo është bërë me paratë tona? Sa ka kushtuar? Sa?
Si është e mundur që zgjasin kaq shumë punimet? Sa metra në muaj mesatarisht janë ndërtuar për këtë rrugë?
Gazetarinë po e thajnë sepse vendin e saj e ka zënë gazetaria e deklamimit, e propagandës.
Media si propagandë, si altoparlant në vitet 80 te qyteti i studentëve, te kthimi i saj në mjet të marrëdhënieve publike që kuron imazhin e një burokrati a politikani!
Kjo gazetari nuk i duhet as dreqit.
E përsëris, e gjitha kjo ndodh kur po t'i lësh pak të lirë gazetarët, ata janë në gjendje t'a zhveshin realitetin lakuriq, ose sëpaku të thonë sikurse tha ai fëmija naiv : Realiteti qenka lakuriq!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38