Flash News

KRYESORE

Artan Fuga: Kjo kryesi është përgjegjëse për ngurtësimin, kalbëzimin e Akademisë së Shkencave

Artan Fuga: Kjo kryesi është përgjegjëse për

Menjëherë pas zgjedhjeve të reja në Akademinë e Shkencave, ka reaguar me anë të një interviste për Ora News, akademiku i njohur Artan Fuga. Duke vijuar me akuzat e tij, akademiku tha se ato janë zhvilluar pa garë dhe debat. Ai bën me dije se një muaj përpara zgjedhjeve u është dhënë shkresë që zgjedhjet do të zhvilloheshin më 4 shtator pa debate. Fuga bëri përgjegjëse kryesinë e rizgjedhur duke e cilësuar si përgjegjëse për atë që ai e quan kalbëzim të Akademisë së Shkencave.

“ Nuk është bërë akoma procesi i verifikimit të pastërtisë të figurave të akademikëve. Mbi të gjitha na janë imponuar zgjedhje pa debat që nuk kanë lidhje me Akademinë dhe shkencat. Unë kam disa vite që kërkoj që disa ide alternative të qarkullojnë në mjediset e Akademisë, por na janë mohuar nga një kryesi që riciklohet. Kemi një shkresë të 1 muaji përpara ku thuhet se zgjedhjet do të bëhen në këtë ditë dhe pa debat”, tha Fuga.

“Në kushtet kur kryesia nuk ka nxitur një debat, nuk ka lejuar alternativa, kjo sjell për pasojë që edhe kandidatura të mos ketë dhe të bllokohen. Po të shikojmë rezultatin del gati 100%, që do të thotë se atje nuk ka larmi mendimesh, nuk ka debat. Është simptoma më e mirë të asaj që akademikët janë të ndrydhur, janë të sforcuar.

Këto zgjedhje janë një kapak i një tenxhereje, e cila brenda nuk arrin dot të ketë energjinë për të prodhuar një produkt që të jetë ai i pritshmi.

Brenda Akademisë dhe jashtë Akademisë ka kapacitete intelektuale që mund të japim një kontribut shumë të madh. Kemi nga njëra anë një kryesi që riciklohet dhe merr vota 100%.

Kjo kryesi që është rizgjedhur përgjegjësja për ngurtësimin, kalbëzimin e Akademisë së Shkencave.”, tha akademiku Artan Fuga.

Të fundit