Flash News

KRYESORE

Artan Fuga: Kur qeveritë do të degjojnë njeriun para sesa të kap gurët?

Artan Fuga: Kur qeveritë do të degjojnë njeriun para sesa të

Akademiku Artan Fuga ka komentuar situatën në vend, ku në disa qytete për zhvillohen protesta për çështje të ndryshme. Fuga shprehet se konflikti social dhe rezistenca në Shqipëri kthehen në debate që degjenerojnë në fyerje në Kuvend, në thirrje për mosbindje civile dhe në përplasje midis protestuesve dhe policisë.

Pavarëisht kësaj situate, Fuga thotë se jeta në Shqipëri vazhdon mes degradimit dhe kotësisë.

Reagimi:

Gure mbi shkopinj dhe shkopinj mbi gure?

________________

Si eshte e mundur? Konflikti social dhe rezistenca sociale: nje realitet krejt normal per nje shoqeri te sotme, kthehen te ne:

1.Ne shkopa gome dhe gure midis protestuesve dhe policise.

2.Ne debate qe degjenerojne ne sharje e fyerje ne kuvend.

3.Ne thirrje per mosbindje civile e mitingje qe opozita premton e nuk organizon.

4.Ne emisone ne tv. Komente.

Kaq.

Dhe jeta vazhdon mes degradimit, mizerabilitetit dhe kotesise.

Kur do te mendojme ndryshe, ta mendojme ndryshe Shqiperine?

Ta mendojme ndryshe veprimin social?

Kur qeverite do te degjojne njeriun para sesa ky te mos kete rruge tjeter vec kapjes se gureve?

Kur do te arrijme qe ndryshimin ta bejme me ane te opinionit publik qe eshte fjala?

Kur dhuna do te largohet nga Shqiperia ku gure mbi policet dhe shkopa gome mbi qytetaret, nuk do te na mbajne ne gjendje barbare, parademokratike?

Kush na hedh ne kaos e dhune, atje ku argumenti hesht? Ku fjala behet e tepert?

Kur do ta mendojme kete nje here pa humbur mes flakeve, shkopave, gureve?

Kush po n'a bllokon mendimin nderkohe perseri deshtuam te behemi shtet?

Të fundit