Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga letër të hapur për Reformën Zgjedhore: Pse takimi me ndërmjetësimin e OSBE ishte një dështim
Akademiku Artan Fuga e ka komentuar tryezën e djeshme gjithëpërfshirëse të iniciuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore si të dështuar.
Përmes një letre të hapur, Fuga shkruan se dje u bë një show me kodin zgjedhor dhe se OSBE duhet të konsultohej me ekspertë asnjanës.
"Nuk ka pikë kuptimi që takimin për kodin zgjedhor ta bëjnë me deputetë sepse është konflikt i pastër interesi", shkruan Fuga ndër të tjera.
Letra e plotë e Fugës:
Letër e hapur elektoratit dhe politikanëve!
Në vëmendje të ambasadorit të OSBE shkëlqesisë së tij zotit Boschart!
15 pika të panegociueshme nëse doni institucione dhe komb!
Takimi me ndërmjetësimin e OSBE ishte një dështim. Por, jo sepse iku ky dhe erdhi ai. Ato janë shfaqje estrade.
Klasa politike ka nevojë t'a mbledhi mendjen! Populli në votimet e fundit i braktisi zgjedhjet. Jo për këtë ose për atë, zgjohuni, por sepse e ka kuptuar se ato janë farsa elektorale. Nuk janë votime, as zgjedhje.
Kështu do të bëjë edhe për zgjedhjet për deputet.
. Zgjedhje ku mjaftojnë të votojnë katër a pesë kryetarë partish dhe quhen legjitime nuk do më njeri!
. Zgjedhje ku deputet të bën vet kryetari i partisë si i do prapanica, nuk të vjen më njeri. Nuk pranon më kush të bëhet budalla gjithë jetën! 30 vjet budalla hajde pranohet, por gjithë jetën është pak si shumë! U be një shekull që nuk kemi votuar njëherë tamam!
Turp! Shame!
. Zgjedhje ku deputetë bëhen anëtarë të qeverisë si kandidatë për deputetë dhe me vetura, nëpunës pas vetes, nuk i ha më njeri. Kush do të bëhet deputet të zbresi nga kali, nga gomari, a nga Benzi gjatë fushatës!
. Ne duam që vota jonë të shkojë te kandidati për deputetë që duam si person, jo votën e hedhur për Hasanin ta marri Hyseni!
Mjaft me këto lojra idiote!
. Rregullat e brendshme të partive për grupet e tyre të deputetëve janë krejt antikushtetuese! Mortja që nuk na ha! I quajnë grupet e deputetëve struktura të partive politike! Dhe thonë se ka ndryshuar rregjimi në Shqipëri. Ne jemi akoma në 1946 në votimin me gogla mo. Ore ne e mbyllim një sy, por ju na kërkoni të heqim trurin!
. Votime ku administrata voton si ushtri kazerme për vendin e punës, as mos i quani votime.
. Partia demokratike me këtë kod ose si ky pastaj mos qarravitet duke thënë : Eeeeeee, na voooodhën zgjeeedhjet!
Për shumë opozitarë nuk ka më histori në politikë pas këtyre zgjedhjeve! Do të dalin nga historia me turop! Treni i fundit i periferisë i orës 24 e 5 minuta! Treni tjetër nuk ka ! Besoj e dinë!
. Zgjedhje ku një horr pse ka logon e një partie me një deputet në Kuvend të ketë privilegje në fushatë krahasuar me një njeri të ndershëm që e duan qytetarët, pa parti, as mos u shkojë ndërmend të bëni!
. Mjaft lekët tona për partitë kryesore, por garë e barabartë elektorale për të gjitha partitë!
. OSBE qe takon individë pa kritere të qarta pranie aty e ka krejt gabim.
. OSBE duhet të konsultojë ekspertët asnjanës jo ata që bëjnë si ekspertë dhe në fakt rrinë poshtë tavolinave të partive duke parë me venerim pjesët e poshtme të trupave të kryetarëve.
Nuk ka pikë kuptimi që takimin për kodin zgjedhor ta bëjnë me deputetë sepse është konflikt i pastër interesi. Unë jam deputet unë bëj kodin për atë se kush do të jetë deputet! Me këtë mënyrë deputetët rrinë derisa të vdesin, edhe pasvdekjes deputet, mandati i Merkelit nuk është asgjë para jetëgjatësisë së tyre si deputet.
. Ata kolltukofagë që kanë ardhur nga listat në Kuvend nuk kanë punë me kodin zgjedhor. Të përcaktojnë se me cilën partinë janë pastaj. Kodi në fuqi nuk u jep atyre asnjë të drejtë të fusin hundët dhe duart në kodin zgjedhor.
. Kurse deputetët që kanë thyer politikën e partisë së tyre të formojnë një parti dhe të paraqiten me një sigël. Lojën hipokrite dhe e ndyrë që edhe të jenë deputetë nga listat e një partie dhe të mos e njohin atë parti nuk e hamë dot si zgjedhës dhe qytetarë me dy paré mend në kokë!
. Nëse OSBE, elektorati, dhe ca burra e gra që ende janë në politikë pajtohen me këtë maskarallik atëhere që tani zgjedhjet janë të trukuara rëndë, janë çorbë derrri.
Mos na vidhni mandatet!
Po na vodhët mandatet ne do të shesim votat!
Dhe pastaj qurravitemi nëpër bundestaget e Evropës : Amani mo na pranoni!
Këtu fillon pranimi përndryshe përgjegjësia i kap të gjithë, pa përjashtim, edhe OSBE, edhe partitë, edhe deputetët, edhe intelektualët, edhe vetë qytetarët!
Mjaft u tallët me ne kemi muaj e muaj pa institucione!
Me një kod fallco ne nuk votojmë më!
Gjithë shqiptarët sot që nuk janë në konflikt interesi i nxjerrin gjuhën politikës, tallen me të, shfryjnë kundër saj nën zë ose hapur në rrugë, kafene e gjithandej.
Këtu kemi arritur?
Kështu e çuam dëm demokracinë ku kishim aq shumë shpresa!
Po shtohen frikshëm shqiptarët që duan diktaturë!
A e mendoni!
Unë i kam të gjitha provat përsa kam shkruar!
Me konsiderata,
Artan Fuga
Qytetar
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38