Flash News

KRYESORE

Artan Fuga mbi përplasjen Mehmetaj-Nikolla: E imagjinoni se në çfarë degradimi ka rënë gjendja?

Artan Fuga mbi përplasjen Mehmetaj-Nikolla: E imagjinoni se në

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një statusi në Facebook, mbi debatin  në distacë të deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj dhe ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Ai e cilëson debatin si një ngjarje të rëndë që tregon se me çfarë ligji të arësimit të lartë kemi të bëjmë. Më tej Fuga shton se bashkë me kolegë të tjerë u bënë vite që denoncojnë ligjin e mbrapshtë dhe pacavure të arsimit të lartë

Statusi i plotë:

Ngjarje e rëndë që tregon se me çfarë ligji të arësimit të lartë kemi të bëjmë! 

Bashkë me kolegë të tjerë kemi vite që denoncojmë ligjin e mbrapshtë dhe pacavure të arsimit të lartë!

Sot pati një debat.

Ish ministrja e arsimit Nikolla akuzoi deputeten e re të LSI, që nuk ka lidhje fare me atë ligj, duke i treguar se partia e saj kishte pasur lidhje me universitete private të mbyllura si jashtë standartit.

Dhe se ministrinë e kanë drejtuar të dyja forcat politike.

Kurse deputetja e re e LSI ia ktheu ish ministres flakë për flakë duke e akuzuar se ka një diplomë në një universitet privat të dhuruar ose të blerë!

Dhe e akuzoi se ky ligj është bërë nga rrjete kilenteliste!

Të rinj dhe të reja!

Prindër!

E imagjinoni se në çfarë degradimi ka rënë gjendja?

E mendoni se cila është rrënja e rezistencës sonë trevjeçare, të cilën shërbëtorët e mediatizuar të shitësve të diplomave e quajnë reagim inatçor?

E mendoni se në duart e ciit ligj ka rënë edukimi dhe arsimimi i rinisë shqiptare!

Besoj se edhe më naivi e kupton tani se çfarë është ligji në fjalë dhe çfarë fshihet pas tij!

 

Të fundit