Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga: Mjaft me këto komisione elektorale të mbushura me militantë partiakë! Vendi ka nevojë urgjente për një reformë elektorale
Akademiku Artan Fuga në një reagim në Facebook shprehet se vendi ka nevojë urgjente për një reformë elektorale, të thellë dhe të drejtë dhe jo me komisione elektorale të mbushura me militantë partiakë.
Teksa rendit të gjitha ndryshimet që duhet të bëhen, Fuga përmbyll shkrimin e tij, “Nuk e doni apo kërkoni këtë reformë? Si në Europë? Atëhere bëjuni gati që në çdo katër ose tetë vjetë t'i zgjidhni çështjet me gaz lotësjellës, me ujë fshikullues, me shashka dhe me bomba Molotov”.
Reagimi i plotë i Artan Fugës:
Në periudhën para dhe përgjatë-elektorale "qeveri" duhej të ishte Komisioni Qendror Zgjedhor. -------------------------------------------------------- Vendi ka nevojë urgjente për një reformë elektorale të thellë dhe të drejtë
Si e gjithë Europa.
Në një demokraci të gjitha institucionet kanë rëndësinë e tyre. Por, mbi të gjitha ligja elektorale, i të cilës është garant Komisioni Qendror Zgjedhor.
Eshtë ajo që përcakton elitat që ushtrojnë pushtetin apo edhe gjyqësorin. Si shumicën në Kuvend ashtu edhe opozitën me deputetët e saj.
Por, unë lemerisem kur dëgjoj që ende vazhdon mendësia që me procesin elektoral duhet të ketë rol qeveria, qoftë kjo e korruptuar ose e pakorruptuar, teknike, apo militante, partiake apo multipartiake, e tepsisë, e dajres, apo e kazanit..
Një ligjë e re elektorale, e drejtë, si në Europë, është gjëja që na duhet si shqiptarë.
Sepse kemi 30 vjetë që nuk votojmë si në Europë pavarësisht se kush i ka fituar zgjedhjet. Votojmë si në ferr. Pak më mirë se në periudhën komuniste, por aspak si në një demokraci.
Kjo është e vërteta që e di cdo jevg dhe çdo gaxhi!
Mjafton të shkosh te kafeneja e lagjes ose te klubi i fshatit dhe t'a thotë në sy drejt pijaneci i parë që do të takosh!
Jemi bërë për turp. Ligja elektorale në Shqipëri veç deputetëve që janë serioze, por të nënshtruar, prodhon me shumicë deputetë dhe këshilltarë të inkriminuar, servila, të korruptuar, dhe pa asnjë nivel kulturor, që nuk dinë të bëjnë një analizë të thjeshtë, palé të bëjnë një ligj.
Janë të zotët vetëm në studio televizive si zhurmues, në sharje reciproke, si edhe në beteja trup më trup.
Turp. Ka në politikën shqiptare politikanë, deputetë, pushtetarë që kanë zënë vend prej tridhjet a njëzet vjetësh dhe nuk ikin prej andej për qamet. Janë ndryshuar elitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, në Itali, në Francë, në Greqi, në Serbi, në Maqedoni, në Poloni, në Rumani, kurse kushdo që vjen atje, kur është fjala për të takuar homologë shqiptarë gjen të njejtët njerëz.
Kanë dalë tre breza në pension nga nëpunësit e Brukselit, Londrës, Strasburgut, Uashingtonit, dhe edhe të sotmit kanë përballë dosjet e politikanëve të njejtë shqiptarë.
Kush m'a shpjegon këtë fakt? Veç përgjegjësisë që ka ligja elektorale?! Ja përse na duhet një reformë e thellë elektorale për zgjedhjet lokale të qershorit dhe më vonë.
Cdo vonesë këtu është humbje kohe e pafalshme. Unë e kuptoj që lidershipi ynë politik nuk e do këtë reformë, por është ajo që na duhet neve si qytetarë.
Na duhet e drejta e votës për të zgjedhur përfaqësuesit tanë sepse si këshilltarët ashtu edhe deputetët i vendosin në listë kryetarët e partive. Ne kemi një demokraci të kryetarëve të partive dhe jo të qytetarëve. Nuk kemi të drejtë vote. Pikë.Jemi skllevër.
Kryetarët e partive e kanë bërë baltë demokracinë e brendshme dhe procesin zgjedhor brenda partive të tyre! Sepse ato zgjedhje gjithashtu duhet të survejohen nga përmbarues juridkë përndryshe nuk kanë asnjë vlerë.
Cfarë pune ka qeveria, e korruptuar ose jo, e djathtë ose e majtë, militante apo teknike me zgjedhjet?
Ne duam si në Europë apo në Shtetet e Bashkuara, Kanada, apo Australi, ku Komisioni elektoral përgjatë periudhës të zgjedhjeve është mbi qeverinë, mbi partitë, mbi kryeministrin dhe ka funksione ekzekutive për të kryer zgjedhjet duke pasur nën kontroll policinë dhe të gjithë administratën që ka ndikim në procesin elektoral. Edhe ministria e brendshme veç disa funksioneve speciale duhet të ishte në funksion të Komisionit Zgjedhor Qendror.
Mjaft me këto komisione elektorale të mbushura me militantë partiakë. Na duhet tjetër gjë. Një komision qendror elektoral dhe zgjatime të tij të paanshme, fuqiplota, të rrepta dhe të drejta me të gjithë kandidatët.
Jashtë administrata nga cdo fut-hundje në procesin elektoral. Ne ende nuk kemi zgjidhur problemin e statusit të nëpunësit publik në 30 vjet, dhe nga asnjera nga partitë. Kush e ka përgjegjësinë për këtë?
Vetëm kur administrata publike do t'a shohi veten të painflencuar në sigurinë e saj në punë, vetëm atëhere do të shpresojmë jo vetëm për një nëpunës profesionist dhe cilësor, por edhe që nuk do të mund të kthehej në repart militant për të shkatërruar procesin zgjedhor.
Vendosja e e ndëshkimeve shumë të rrepta kundër kujtdo që fallcifikon zgjedhjet ose i manipulon ato është e domosdoshme. Cfarë është hajduti i një banke përpara vjedhësit të votave ose i blerësit të votave me parà! Gati një naiv i pafajshëm! Nëse i pari do të dënohej me dhjetë vjetë burgim, i dyti dyfishin do t'a kishte pasur pak.
I gjithë territori i vendit në kushtet zgjedhore ka vend të kontrollohet për këtë qëllim nga Komisioni qendror elektoral. Kryeministri përpara kryetarit të atij Komisioni në atë periudhë nuk do të duhej të ishte veçse një politikan i thjeshtë që pret fatin e tij t'a vendosi elektorati.
Barazia mes partisë që ka shumicën dhe asaj që ka pakicën duhet të sigurohet poaq sa edhe barazia mes partive parlamentare dhe atyre që ende nuk janë futur në Kuvend, sa edhe midis kandidatëve të pavarur dhe kandidatëve që mbajnë ngjyrat e partive politike. Cfarë kuptimi do të kishte që një birbo vetëm se ka mbi surrat logon e një partie të privilegjohet nga ligja në krahasim me një kandidaturë të pavarur që mund të ishte edhe një personalitet i shoqërisë civile?
Fushatat zgjedhore të jenë falas në media.
Financime private për partitë ose kandidatët? Shumë simbolikisht!
Të gjitha nga buxheti i shtetit!
Ministra ose zyrtarë a nëpunës që kandidojnë? Më parë të japin dorëheqjen nga postet e tyre.
Kryeministri të ngrijë duke ushtruar vetëm funksione bazike dhe urgjente që mbajnë shtetin në këmbë.
Asnjë biznes që financon kandidatë nuk ka të drejtë të përfitojë nga tendera publike, ose ato që kanë fituar tendera nuk mund të financojnë parti apo kandidatë.
Nuk e doni apo kërkoni këtë reformë? Si në Europë?
Atëhere bëjuni gati që në cdo katër ose tetë vjetë t'i zgjidhni çështjet me gaz lotësjellës, me ujë fshikullues, me shashka dhe me bomba molotov.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38