Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga ‘në hall’ me Henri Çilin: Çfarë t’i bëj këtij njeriu? Kam një kërkesë për Senatin e Universitetit...
Akademiku Artan Fuga është detyruar të replikojë sërish me administratorin e UET, Henri Çili, pasi ky i fundit e përmendi në një shkrim të publikuar në gazetën ‘Mapo’, për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Duke mos i përmendur, por duke iu referuar gjithnjë si ‘personi me mbiemrin Çili’, Fuga shprehet se ai person e ka një hall pasi e ngatërron akademikun me Berishën, Lulzim Bashën, Edi Ramën, madje edhe me Karl Marksin.
Fuga tregon edhe nismën që do të marrë në Senatin e Universitetit të Tiranës për veprimet që ky institucion duhet të ndërmarrë ndaj UET pas sulmit që iu bë në reklamën e bllokuar së fundmi nga AMA.
“Unë në Senatin e Universitetit të Tiranës do të kërkoj që ai të kërkojë drejtësi përpara paturpësive që i hedhin në imazh! Ky kaptalisti e di komunizëm poqese kapitalizmi i rregullt e konsideron cross-promotionin si batakcillëk moral dhe prandaj nuk lejon që sipërmarrje me konflikt interesi kundër interesit publik të menaxhohet brenda një pronësie. Sa mirë do të ishte poqese unë do të isha komunist dhe ky Cili liberal, por as unë nuk jam komunist dhe as ky nuk është liberal!
Se poqese do të ishim vërtet në kapitalizëm, do ja tregonte "qefin" kapitalizmi këtij Cilit që ngatërron emrat e gjithkujt dhe Artanin e bën Sali dhe Saliun e bën Artan!
Pyetja ime është tjetër : A e di se çfarë shkenca, dhe arësimi universitar ky njeri me mbiemrin Cili ? A di ai se tjetër është ideologjia dhe tjetër shkenca? Para kësaj dilemës sime “komuniste” pyetja e doktor Berishës nuk është veçse një gudulisje”, shkruan ndër të tjera Fuga.
Reagimi i plotë:
Përse administratori i UET më ngatërron mua me Sali Berishën, Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe… Karl Marksin !
--------------------------------------------
Një person me mbiemrin Cili, duke debatuar me z. Sali Berisha, meqë ky me të drejtë e ka gjetur antiligjore një reklamë të qendrës për arësim që ky Cili thotë se administron, pas z. Sali Berisha sheh Artan Fugën !
Me thënë të drejtën, unë atë reklamën nuk e kam parë. E kam deklaruar, edhe kur më fton me këto thirrjet halucinante dhe të dëshpëruara nëpër gazeta ky njeriu me mbiemrin Cili, unë injoroj si të mërzitshme, quaj pa vlerë dhe krejt propagandistike çdo gjë që del nga dora e këtij njeriu ! Cdo gjë që bën në hapësirën publike ka të njejtën vulë të mediokritetit dhe banalitetit intelektual në sytë e mi! Më duket e stërvjetër, e kthyer disa herë mbrapsht, e tejkaluar!
E mbi të gjitha e mërzitshme me vdek!
Mbase për të tjerët jo, por për mua e them sinqerisht, këtë ndjenjë kam !
Mbase e kam gabim, por ja kështui mendoj. Dhe ja kam thënë ! Po të mos ishte ky tranzicioni ynë kaotik, i kam thënë dikur shoqërisht, e mbaj mend diku në një lloj qoftoreje japoneze, ne të dy nuk do të duhej të ishim takuar kurrë bashkë!
Atëhere ai e mori si lëvdatë!
Unë nuk lexoj sikurse e kam thënë as gazetën që ai nxjerr dhe ku herë pas here boton tekstet e tija gjoja polemike ose me emër, ose kur ve rrogëtarët e tij të më sulmojnë cdo dy javë mua në punën time !
Unë kam kërkuar me vete të di se ku i gjen financimet kjo gazeta e tij. Do të doja transparencën e financave të kësaj medieje sikurse bëhet në kapitalizëm, por të hidhen përsipër, sepse kapitalizimi shpesh kuptohet si të fshehësh vezët e pulave të tua që të mos bësh xheloz komshiun!
E ka një hall ky njeri !
Ky njeri që sot pas z. Sali Berisha sheh Artan Fugën!
Para disa muajsh, ju kujtohet, pas Lulzim Bashës shihte Artan Fugën!
Tani pas reagimit të kryeministrit Rama ndaj akademisë të shkencave, edhe pas Edi Ramës gazeta pa Artan Fugën!
Edhe pas Enver Hoxhës sheh Artan Fugën !
Edhe pas komunistit Karl Marksi, si mishërim i tij, sheh Artan Fugën !
Cfarë t’i bëj këtij njeriu që kudo i del si fantazmë fytyra ime ?
Ky liberali, i ideologjizuar deri në thonjtë e gishtave dhe në rrënjët e flokëve. Ky liberali që për cdo ide të kundërt me të tijën hidhet në etiketime banale, ky liberali që për klientë të arësimit që thotë se menaxhon ka klientët që ja jep shteti me dhunë ndaj tyre!
Ky liberali që median e vet e ka jashtë, krejt jashtë tregut, dhe e quan fondacion.
Ky liberali që reklamon sipërmarrjen e vet arësimore te gazeta e vet që është asociuar me logon e sipëmarrjes që ajo reklamon.
Ky liberali që bën reklamën e qendrës së vet për arësim duke afishuar fytyrat e pedagogëve të punësuar te ai në stacione autobuzesh si askund në kapitalizëm!
Ëanted!
Ai dyshoj fort nuk e di se të bësh reklamë kundër konkurrentëve duke i agresuar dhe fyer ata, sikurse bën ai me universitetet publike në kapitalizëm nuk lejohet, dhe po e bëre ha gjoba që të të vijë mendja vërdallë !
T’a tregon mirë kapitalizimi pastaj komunizmin !
Unë në Senatin e Universitetit të Tiranës do të kërkoj që ai të kërkojë drejtësi përpara paturpësive që i hedhin në imazh !
Ky kaptalisti e di komunizëm poqese kapitalizmi i rregullt e konsideron cross-promotionin si batakcillëk moral dhe prandaj nuk lejon që sipërmarrje me konflikt interesi kundër interesit publik të menaxhohet brenda një pronësie.
Këtij i ka ngel vetja si ai njeriu te shinat e trenit duke i parë nga larg në një ditë me shi, ndërkohë që treni ikën larg ! I ka ngelur në shekullin e tetëmbëdhjetë te një liberalizëm rural prandaj edhe është utopik. Prandaj përpëlitet e pretendon se askush nuk e kupton !
Ideologjizuar deri në thonj. Shpesh herë më kujtohet i ndjeri Foto Cami i kthyer mbrapsht, por ky i fundit të paktën kishte shkollë për atë që formulonte në kohën e tij !
Ky vizionari i arësimit të lartë!
Si nuk i gjeta kurrë një tekst universitar të nxjerrë nga dora e tij!
Si nuk i lexova një libër shkruar nga dora e tij !
Si nuk di një referim shkencor në një konferencë të bërë prej tij!
Si nuk di një lëndë që ai të jetë titullar me tekste dhe ta ketë zhvilluar publikisht!
Ky pra që pretendon të dijë se si duhet zhvilluar arësimi kombëtar!
Që kujton se arësimi falas është komunizëm, sepse nuk e di i shjkreti se çfarë është arësimi në Gjermani, në vendet skandinave, sesi paguhet rregjistrim shkolle sa një qira mujore e një studioje modeste në Francë, Itali, Spanjë, e kështu me rradhë.
Unë jam më mirë për arësim falas, sesa për arësim ku dikush mbush xhepat me lekë, shpërblen ish ortakët e ikur me miliona euro, dhe pastaj studentët diplomohen por diplomat e tyre kanë vlerën zero në tregun e punës intelektuale përtej Hanit të Hotit dhe Kakavijës
Por, këto janë gjëra të larta për t’iu kundërvënë atij. Mua sot më gudulis ideja se përse ky njeri pas cdo fytyre që sheh i del fytyra ime.
Perse ngatërron identitetet e njerëzve që urren, përse duket një herë në dy muaj sikur thërret : Artan, ktheje pak kokën nga unë!
Psikanaliza e ka shpjeguar se çfarë simptome është kur ngatërrohen imazhet e të tjerëve me njeri tjetrin. Simptoma psikologjike me pasoja të rënda që një ditë do t'i paraqis në publik!
Pastaj sa për etiketën që i ve vetes si liberal, që nuk është, sikundër provohet nga sa thashë më sipër, ka një të vërtetë. Gjithçka bën është fund e krye e ideologjizuar. Kur shoh emëtimet e lëndëve në qendrën arësimore që thotë se menaxhon e që janë me orientim ideologjik, pyetja ime nuk është si ajo e z. Sali Berisha : a ka moral ky njeri me reklamën që bën?
Unë e kam tejkaluar këtë gjë më parë, e kam zgjidhur atë dilemë me veten tim.
Sa mirë do të ishte poqese unë do të isha komunist dhe ky Cili liberal, por as unë nuk jam komunist dhe as ky nuk është liberal!
Se poqese do të ishim vërtet në kapitalizëm, do ja tregonte "qefin" kapitalizmi këtij Cilit që ngatërron emrat e gjithkujt dhe Artanin e bën Sali dhe Saliun e bën Artan!
Pyetja ime është tjetër : A e di se çfarë shkenca, dhe arësimi universitar ky njeri me mbiemrin Cili ? A di ai se tjetër është ideologjia dhe tjetër shkenca?
Para kësaj dilemës sime “komuniste” pyetja e doktor Berishës nuk është veçse një gudulisje!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38